Trashësia e dëborës në fshatrat e Gramshit ka mbërritur në 1 metër.

Reshjet me intensitet gjatë orëve të fundit, dhe era e fortë, në formë stuhie, mësohet se ka krijuar edhe problematika.

Bëhet me dije se aksi rrugor që lidh bashkinë e Gramshit me fshatin Rovje është bllokuar dhe se në terren janë nxjerrë grupet e emergjencave.

Sipas informacioneve, në disa zona nevojitet ndërhyrje e traktorëve me zinxhirë, pasi trashësia e dëborës është e madhe.

Njoftimi:

Reshjet e dëborës që kanë rënë 24 orët e fundit dhe erërat e forta në formë stuhie kanë krijuar vortomete Në disa pjesë të rrugës që lidh fshatin Rovje me qytetin e Gramshit trashësia e borës arrin mbi një metër. Aktualisht raportohet se ky aks rrugor është i bllokuar

Kreu i Bashkisë së Gramshit Besion Ajazi është shprehur se në terren është nxjerrë grupi i emergjencave për të parë situatën, në disa zona duhet ndërhyrë me traktor me zinxhirë pasi trashësia e dëborës është e madhe e terreni tepër i vështirë Fatmirësisht nuk janë raportuar raste emergjente në persona të sëmurë