Disa shenja të horoskopit njihen për seriozitetin dhe vetëpërmbajtjen, por mes tyre ka edhe nga ato që dallojnë për shakatë dhe humorin e hollë
Me doza të mëdha energjie dhe zgjuarsie, të lindurit e këtyre shenjave dinë si të “injektojnë” shakatë te rrethi i miqve, të njohurve dhe në çdo raport që ndërtojnë në jetë.
Binjakët
Binjakët dallojnë për shakatë e djallëzuara dhe tonet e humorit në çdo vend.
Atyre u pëlqen mënyra se si një shaka mund të lehtësojë gjendjen shpirtërore dhe janë gjithmonë në kërkim të mënyrave për të përmirësuar një takim ose bisedë, janë plot me ide kreative, shkruan Bustle.
Luani
Nëse bëhet fjalë për të treguar histori gazmore, skeçe të improvizuara apo duke bërë shaka të lezetshme, Luanët janë të aftë për të sjellë gëzim dhe buzëqeshje në çdo situatë.
Si një shenjë zbavitëse, Luani jeton për të hedhur njerëzit në pishinë në një festë, për të ndërruar vendin e sheqerit me të kripës, për të mbuluar plot me shënime makinën e dikujt, etj.
Ujori
Ujori jeton për shakatë. Si shenjë Ajri, të lindurit në këtë periudhë kanë një sens humori të lezetshëm. Sa herë ndihet nevoja për të qeshur, ata do të bëjnë doemos diçka të papritur, citon Anabel.
Shkathtësia e tyre për shaka në kohën e duhur thyen pa mundim akullin, duke krijuar një ambient plot humor dhe argëtim.