8 Dhjetori 1990 është një nga datat me të rëndësishme për demokracinë shqiptare dhe veçanërisht për të djathtën shqiptare, pasi nga ky moment do të merrnin udhë ndryshimet politike dhe themelimi i partisë së parë opozitare, Partisë Demokratike.
Por 8 dhjetori i 2023 e gjeti të djathtën shqiptare dhe Partinë Demokratike në gjendjen më të dobët dhe festimet e dy grupimeve që luftojnë për logon e Partisë Demokratike ishin të vakëta.
Partia Demokratike e Rithemelimit organizoi një takim me disa nga protagonistët e dhjetorit 90’, nga ku Sali Berisha përsëriti disa nga akuzat më të forta ndaj Edi Ramës.
Ndërkohë në anën tjetër, Partia Demokratike zyrtare i zhvilloi dy takimet e saj nën drejtimin e dy nënkryetarëve të partisë, Kreshnik Çollaku dhe Roland Bejko.
8 dhjetori u vendos si dita kombëtare e rinisë për të përkujtuar revoltën e studentëve në vitin 1990 që kulmuan më pas me vendosjen e pluralizmit politik në vend.