Noel Hoxha është 12-vjeçari i njohur që po bën “namin” në rrjetet sociale përmes blogut të tij. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai u shpreh se së bashku me Luiz Ejllin janë më të famshmit e Shkodrës. Sakaq, Noeli zbuloi edhe se si e kalon kohën e lirë, duke i dhënë një rëndësi të madhe veshjes, stilimit të flokëve dhe padyshim videove në Youtube që realizon.
“Më ndihmon mami për veshjen time, ndërsa për flokët i stiloj vetë.
Mundohem të jem një vloger serioz, jo të postoj marrina. Mua mi menaxhon mami rrjetet sociale, ndërsa me postimet merrem unë se mami nuk ia thotë fortë. Grupmosha që më ndjek më tepër janë 25-35 vjeç, ka dhe mosha të mëdhaja, gjyshi dhe gjyshet, ka dhe fëmijë, por ata nuk para i menaxhojnë mirë rrjetet sociale.
Unë bëj video për kanalin tim në Youtube në kohën time të lirë, shpenzoj kohë me familjen. Dje që në mëngjes jam çuar vonë se nuk kam shkollë deri në janar, kam shkuar në qendren after school, kam shkuar për të blerë veshjen e sotme, më pas te gruaja e dajës se është bërë me beb, më pas kam shkuar te nëna”, u shpreh Noeli.