Mbrëmjen e djeshme Buci ka tentuar që puthë në buzë Santiana Malokun në “Big Brother Vip Kosova”.

Mirëpo modelja menjëherë pas këtij veprimi është larguar duke qeshur, ndërsa të gjithë banorët shpërthyer në të qeshura nga veprimi i dyshes.

Disa javë më parë Santiana dhe Buci ndonëse janë të fejuar jashtë kanë flirtuar me njëri-tjetrin, ndërsa ky i fundit në një moment i ka prekur të pasmet bukuroshes.

Veprimi i tyre është komentuar gjerë e gjatë nga banorët e “BBVIP”, të cilët kanë aluduar se mes dyshes ka diçka më shumë se shoqëri.