Një 32-vjeçar është arrestuar mesditën e sotme në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish të dashurës. Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale Xh. Ç.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. Ç., 32 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish të dashurës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe punohet për kapjen e shtetasit E. P., 41 vjeç, banues në Sarandë, pasi ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë i ka caktuar masë e sigurisë “Arrest në shtëpi”, dhe nga verifikimi i kryer ky shtetas nuk rezultoi në banesë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.