Disa vatra të vogla zjarri vijojnë të jenë aktive në qendrën tregtare në Lushnjë, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe RENEA kontrollojnë nëse ka ende persona në godinë.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, nga vendngjarja tha se rreziku më i madh është temperatura ekstreme në pallatin 12 katësh, që u përfshi nga zjarri disa orë më parë.
“Rreziku ende nuk ka përfunduar. Ka disa vatra të vogla. Rreziku tani është temperatura e lartë, që vështirëson punën e zjarrfikësve”.
Policia ka krijuar një kordon sigurie dhe pasi të kenë përfunduar, do të bëhen hetime kush janë arsyet e zjarrit, u shpreh ministri i Brendshëm.