Arsenali humbi 0-2 nga West Ham në “Emirates”. Java e 19-të në Premier League tregoi se megjithëse mund të kontrollosh lojën, del pa pikë nga fusha. Kjo u ndodhi “Topçinjve” që treguan nivel të lartë loje. Soucek në minutën e 13-të kaloi miqtë në avantazh, me VAR-in që hasi probleme me pamjen dhe për disa minuta nuk mund të vendoste nëse sfera kishte kaluar vijën fundore. Në fund gol për miqtë, me djemtë e Artetas që u shokuan në rastin e vetëm të”Çekanëve”.

Nëse në fraksionin e dytë Arsenal shpresoi në një përmbysje, kjo edhe për shkak të dominimit, ishte Mavropanos që të të 55 minutë shënoi golin e dytë për miqtë. Si të mos mjaftonte goli, West Ham shpërdoroi edhe një penallti në fundin e ndeshjes me Benrahma (90+6). Me 33 pikë West Ham merr vendin e gjashtë, teksa Arsenali me 40 pikë mban pozitën e dytë, dy pikë më pak se Liverpooli kryesues.