Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ndeshjen e sotme të Premier Ligës mes Bornmuth dhe Luton, e cila është braktisur në pjesën e dytë të saj, pasi një futbollist ka pësuar kolaps në fushën e lojës.
Futbollisti uellsian i Lutonit, Tom Lokier, u rrëzua në tokë teksa ishte larg aksionit, në një skenë që për shumëkënd ka kujtuar atë që i ndodhi Rafael Duamenës pak muaj më parë në kampionatin shqiptar. Futbollisti t u rrethua menjëherë nga shokët e skuadrës dhe stafi mjekësor, që u përpoq ta ndihmonte.
Të dy skuadrat ndërkohë u dërguan në dhomat e zhveshjeve nga gjyqtari, teksa mjekët merreshin ne lojtarin e shtrirë në fushë, i cili pas disa minutash u largua me ambulancë.
Më pas u bë e ditur se lojtari ishte “përmendur dhe përgjigjej”, por gjithsesi u vendos që ndeshja të braktisej pas këtij episodi, me rezultatin 1-1 në fuqi në momentin e ndërprerjes së saj.
https://streamin.one/v/8668519d