Tani është viti 2024 në pjesët lindore të Australisë, me Sydney, Canberra dhe Melbourne duke u bërë qytetet më të fundit që presin vitin e ri.

Shfaqja e shumëpritur e fishekzjarreve në Sydney Harbour Bridge dhe Opera House po ndriçon horizontin e qytetit me tingujt e brohoritjeve me emocion nga spektatorët.

Turmat filluan të mblidheshin që në orët e para të mëngjesit me shpresën për të gjetur një vend të mirë për të parë ngjarjen. Të gjitha pikat e favorshme aty pranë u raportuan të jenë plot deri në orën 19:00 me orën lokale.

Shfaqja 12-minutëshe, u zbukurua me 8.5 ton fishekzjarre që shpërthyen në qiellin e qytetit, me një pamje mahnitëse, me një milion që thuhet se kanë udhëtuar për ta parë personalisht.

2024 nisi me ishujt e vegjël të Samoas e Kiribatit. Kjo është një ditë gëzimi, e veshur për shumë vende me magjinë e festave, një ditë të cilën shumë e presin me gëzim pavarësisht se ku jetojnë.