Këshilli Mandateve, imuniteteve dhe rregullores pritet ta ketë gati pasditen e kësaj të marte, raportin për dhënien e autorizimit SPAK për arrest shtëpie ose me burg për deputetin Sali Berisha.
Raporti përmban kërkesën e SPAK, diskutimet në këshill, procesverbalin e votimit pro të pesë anëtarëve socialist përfshi atë të demokratit Enkelejd Alibeaj, si rastet analoge në të shkuarën kur drejtësia ka kërkuar autorizime të ngjashme.
Ky raport pritet të diskutohet e votohet, si pikë e parë e rendit të ditës në seancën plenare të së enjtes.
Votimi këtij autorizimi në parlament do të shoqërohet nga një protestë e thirrur nga grupimi rithemelimit në PD.
Megjithëse deputetët mbështetës të Gazment Bardhit nuk morën pjesë në Këshillimin e Mandateve, i pyetur nga Top Channel ai tha se sëbashku me kolegët e tij deputetë, do të jenë në seancën plenare të së Enjtes.
Ndërsa ata deputetë të cilët janë mbështetës të Rithemelimit pritet të jenë në krah të zotit Berisha duke protestuar.
Për momentin nga kryetarja e kuvendit Lindita Nikolla nuk ka një kërkesë për shtimin e masave të sigurisë brenda dhe jashtë perimetrit të parlamentit.
Kjo do të vendoset nga Garda e Republikës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit njësoj siç u veprua për protestën përpara kryesisë së kuvendit të hënën dhe ato të shkuarat.