Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka reaguar pas vrasjes së 41-vjeçarit Elton Javori rreth orës 11:00 të paradites së sotme (7 Dhjetor) në Fier.

Në një konferencë për mediat, ai u shpreh se autori i krimit të rëndë është identifikuar, ndërsa siguroi se brenda një kohe të shkurtër do të vihet para drejtësisë.

Muhamet Rrumbullaku deklaroi se ende nuk dihen motivet që çuan në këtë krim të rëndë.

“Grupi hetimor po kryen hetimet, janë marrë të gjitha masat për kapjen e autorit.

Është identifikuar autori po punohet sqarimin e rrethanave dhe motiveve të ngjarjes që çuan në këtë krim të rëndë.

Ju siguroj që brenda një kohe të shkurtër policia e shtetit në lidhje me rastin do të vejë para drejtësisë autorin”, tha Muhamet Rrumbullaku.