Merr fund arratia e Bujar Fandaj, shqiptari nga Kosova i cili u shpall në kërkim si autor i dyshuar për vrasjen e 26-vjeçares shtatzënë Vanessa Ballan në provincën e Trevisos në Itali.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Trevisos, ku Vanessa Ballan vra në pragun e shtëpisë. Sipas mediave italiane, 41-vjeçari e rrahu të renë dhe e qëlloi të paktën shtatë herë më thikë. Trupin e pajetë të viktimës, mbuluar me gjak, e gjeti bashkëshorti i saj.

Sulmi ishte i papritur dhe vajza mori plagë të shumta në të gjithë trupin e për pasojë nuk mundi të mbijetojë. Mediet italiane raportojnë se viktima e kishte denoncuar 41-vjeçarin për përndjekje në muajin tetor dhe ka qenë një i afërm i saj që ka përmendur emrin e shqiptarit si një i dyshuar i mundshëm.

Vanesa dhe Bujari kanë pasur një romancë, që mbaroi një vit më parë. Por shtetasi nga Kosova, që punonte si shofer, nuk e kishte pranuar kurrë ndarjen dhe e përndiqte vazhdimisht aq sa në tetor të vitit të kaluar, e reja e denoncoi për përndjekje. Dyshohet se 41-vjeçari e kishte kërcënuar me publikimin e disa videove intime në internet dhe me vdekje, teksa e takonte në supermarketin ku ajo punonte si arkëtare në Esselunga në Riese Pio X.