Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një intervistë sot (14 Dhjetor) për mediat serbe tha se nëse mesazhi nga Brukseli në fund të fushatës zgjedhore ishte se do të duhet të njohim pavarësinë e Kosovës, atëherë kjo nuk do të ndodhë.
“Nëse ata donin të thonë se Serbia do të duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës, unë u them që nuk do ta pranoj, dhe tani ndoshta do të gjejnë disa që do ta pranojnë, kështu që ndoshta ata do të fitojnë. Është plotësisht e qartë kur shikoni nga jashtë, fondacionet që kanë paguar parti të caktuara, do t’ju thonë jo për zgjedhje, por, po për projekte”, tha Vuçiç për mediat serbe, duke komentuar konkluzionet e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së për kapitullin 35.