Pothuajse dy vite pas ndarjes, detaje të pakëndshme vazhdojnë të dalin në pah rreth marrëdhënies mes Shakira dhe Piqué, e cila zgjati mbi 10 vite.

Sipas informacioneve të programit televiziv spanjoll “Gossip No Like”, këngëtarja dhe ish-mbrojtësi i Barcelonës humbën një fëmijë para ndarjes së tyre përfundimtare. Mesa duket, ylli i estradës ishte në pritje të një vajze, falë fekondimit “in vitro”, të cilën do ta humbiste për shkak të abortit, pasi zbuloi tradhtinë e ish-futbollistit.

Pique kishte filluar të takohej me Clara Chia Marti, partneren e tij aktuale, ashtu si ylli i pop-it ishte shtatzënë. Sipas lajmeve të raportuara në emision, Shakira nuk do të ishte në gjendje ta çonte shtatzëninë e saj të tretë deri në fund për shkak të një infeksioni bakterial, toksoplazmozës.

Në një moment kaq të dhimbshëm për të, Gerard Pique kishte filluar të takohej me Clara Chia Marti, pavarësisht nga gjendja shpirtërore e ish-gruas së tij kolumbiane, në atë kohë. Për momentin, personat e përfshirë drejtpërdrejt nuk e kanë konfirmuar dhe as mohuar informacionin në fjalë.