Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përgëzuar operacionin për zbulimin e magazinës me mijëra fishekzjarre. Balla kërkon intensifikimin e kontrolleve në pikat e kalimit kufitar e më pas në magazina, dyqane, markete dhe kudo

“Makthi i banorëve për keqpërdorimin e lëndëve piroteknike solli nevojën e një riorganizimi më të mirë të punës së Policisë, në bashkëpunim me institucionet e tjera, për të parandaluar dhe goditur rastet e përdorimit të lëndëve piroteknike, në kundërshtim me ligjin. Afrimi i festave të fundvitit e bën më të domosdoshëm intensifikimin e masave të Policisë, në këtë drejtim.

Përgëzoj Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Policisë së Shtetit, për zbulimin dhe sekuestrimin e qindra kolive me fishekzjarre dhe kërkoj nga strukturat e Policisë së Shtetit, në të gjithë vendin, të intensifikojnë kontrollet duke filluar që nga pikat e kalimit kufitar e duke i vijuar ato, në magazina, dyqane, markete dhe kudo” shkruan Balla.