Një e re nënë e tre fëmijëve ka vdekur papritur disa ditë pas një ndërhyrjeje estetike në të pasme që raportohet se kishte shkuar pa probleme. 26-vjeçarja Demi Agoglia ishte ankuar për dhimbje në gjoks disa ditë pas ndërhyrjes estetike të zmadhimit të të pasmeve që kreu në Turqi teksa priste të kthehej në shtëpinë e saj në Salford pranë Manchester.
Ajo ishte kthyer në Stamboll për një kontroll pas operacionit të së enjtes që shkoi, kur pësoi një atak kardiak në taksi teksa i dashuri i saj Bradley Jones tentonte dëshpërimisht ta shpëtonte duke i dhënë ndihmën e shpejtë. E reja ishte dërguar me urgjencë në spital por fatkeqësisht vdiq të hënën.
Demi, djali më i vogël i së cilës është vetëm shtatë muajsh, besohet se pësoi se pësoi një seri atakësh kardiakë të shkaktuar nga embolizmi pulmonar. Nuk dihet nëse vdekje e saj nga ataku kardiak eshte e lidhur me procedurën estetike. Vëllai i saj Carl tha se familjarët dhe partneri kishin tentuar ta këshillonin të hiqte dorë nga ndërhyrjet por nuk kishin arritur ta bindnin.
37 vjeçari Carl, tha për rrjetin The Sun: “Është tragjike, ne jemi të gjithë të shokuar. Asnjë nga ne nuk donte që ajo të shkonte për ndërhyrjet por nuk dëgjonte. I fejuari i saj është ende aty dhe babai ka shkuar te ai në Stamboll. Ajo ishte 26 vjeçe, kishte mendjen e saj, askush nga ne nuk donte që të bënte ndërhyrjet”.
Motra e vogël e Demi, Georgina i bënte homazhe të ndjera motrës në rrjetet sociale duke thënë: “Kam humbur motrën time dje, më mungon shumë Demi. Asgjë nuk duket më reale”.