Një front i ri krize në rajonin e gjerë të Lindjes së Mesme u shfaq këtë javë për shkak të tensioneve midis Iranit dhe Pakistanit. E megjithatë kriza ka shumë vite që vazhdon dhe është shfaqur ditët e fundit me bombardime nga të dyja anët.
Por a është e mundur që të dy vendet të përshkallëzojnë konfliktin, në një luftë?
Pika kryesore, siç vëren CNN, është rajoni Baloch që shtrihet në të dy anët e kufirit. Irani dhe Pakistani kanë një armik të përbashkët separatist, si dhe një kufi prej 900 kilometrash.
Megjithatë, deri më sot, ka qenë shumë e pazakontë që njëra palë të sulmojë luftëtarët në tokën e tjetrës.
Por si nisi gjithçka?
Kriza filloi të martën kur Irani kreu sulme ajrore në provincën Balochistan të Pakistanit, duke vrarë dy fëmijë dhe duke plagosur disa të tjerë, sipas autoriteteve pakistaneze.
Teherani pretendoi se “kishte në shënjestër vetëm terroristët iranianë në tokën pakistaneze” dhe se nuk synonte civilët pakistanezë, raporton abcnews.al
Në shënjestër të veçantë ishin bastionet e grupit militant sunit Jaish al-Adl (“Ushtria e Drejtësisë”), një grup separatist që vepron në të dy anët e kufirit Iran-Pakistan dhe ka marrë në të kaluarën përgjegjësinë për sulmet ndaj objektivave iraniane.
Qëllimi i saj përfundimtar është pavarësia e provincës iraniane të Sistan dhe Balochestan.
Nga ana e tij, Pakistani u zemërua, duke folur për një “shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar dhe frymës së marrëdhënieve dypalëshe midis Pakistanit dhe Iranit”. Përgjigja e tij erdhi dy ditë më vonë me “goditje precize” në strehimoret separatiste në Sistan dhe Balochistan.
Në Pakistan, u vranë 9 persona, mes tyre 4 fëmijë.
Por pse pikërisht tani?
Konflikti ka një histori si përplasje të përgjakshme, por në përmasa të vogla, të cilat kanë ndodhur edhe gjatë viteve të fundit. Dhjetorin e kaluar, militantët e Jaish al-Adl sulmuan një stacion policie në Sistan dhe Balochestan, Iran, duke vrarë 11 oficerë policie, raporton abcnews.al
Ajo që vështirë se kemi parë deri më tani ishte gatishmëria e secilës palë për të goditur objektivat përtej atyre kufijve pa njoftuar më parë njëri-tjetrin.
E gjithë kjo në një kohë tensioni për shkak të luftës në Rripin e Gazës, me Iranin gjithmonë të interesuar të projektojë fuqinë e tij dhe rolin hegjemonist që kërkon të luajë në të gjithë Lindjen e Mesme.
Kush janë Baloch?
Populli Baloch (ose Baluch) jeton midis Pakistanit, Afganistanit dhe Iranit. Prej shumë vitesh ata kanë shfaqur tendenca për pavarësi dhe nuk kanë dashur të sundohen nga Pakistani dhe Irani, duke iu drejtuar rebelimeve.
Rajoni në të cilin ata jetojnë është i pasur me burime natyrore, por vetë Baloch shohin pak fitime.
Kush janë terroristët?
Jaish al-Adl është një nga disa grupe separatiste që veprojnë në Iran. Fillimisht ishte pjesë e grupit sunit Jundallah, i cili u nda pasi lideri i tij u ekzekutua nga Irani në vitin 2010.
Nga kjo u krijua Jaish al-Adl, i cili është cilësuar si organizatë terroriste nga Departamenti i Shtetit i SHBA. Grupi synon personelin e sigurisë në Iran, zyrtarët qeveritarë dhe shiitët.
Në vitin 2015, grupi mori përgjegjësinë për një sulm në të cilin u vranë tetë roje kufitare iraniane, në të cilin militantët kaluan në Iran nga Pakistani, raporton abcnews.al.
Katër vjet më vonë, në vitin 2019, ai mori përgjegjësinë për një sulm vetëvrasës që goditi një autobus që transportonte anëtarë të ushtrisë iraniane, duke vrarë të paktën 23 persona.
A do të ketë një tjetër luftë?
Pavarësisht krizës diplomatike, është e paqartë nëse Irani apo Pakistani do të donin të tërhiqeshin në një luftë më gjithëpërfshirëve për shkak të grupeve separatiste që të dy i konsiderojnë armik.
Të dyja palët lëshuan deklarata pas goditjeve që lanë të kuptohet se dëshira e tyre për të mos përshkallëzuar gjërat. Ministria e Punëve të Jashtme të Pakistanit madje e quajti Iranin një “vend vëllazëror” dhe theksoi nevojën “për të gjetur zgjidhje të përbashkëta”.
Por ministri i jashtëm iranian e quajti gjithashtu Pakistanin një “vend mik” dhe deklaroi se sulmet e tyre ishin proporcionale dhe kishin për qëllim vetëm militantët.