Nga Frrok Çupi/
Ajo që po ndodhte dje, e hënë, në orët 23.00, 23. 39…, e më tej dhe po transmetohej në televizione nga Iowa e zhytur në borë dhe temperatura të ulëta deri minus 20, më solli prapë një ide personale: Nëse pas kësaj po vjen prapë dita për një libër të dytë, tanimë me titull: ‘Rivjen Trump’. Edhe kur nisa për botim librin e parë ‘Vjen Trump’, po kaq e pamundur dukej ardhja e tij në Dhomën Ovale të Shteteve të Bashkuara.
Madje në Iowa, këtë të hënë në mbrëmje, ndodhi po aq ‘rrëshqitshëm’ tektonika e Trump drejt riardhjes në Shtëpinë e Bardhë. E papritur, por edhe fuqishëm ndodhi, saqë vetë presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, deklaroi se me sa duket në zgjedhjet e vitit 2024 ‘përballë do të kemë Donald Trump’.
Aq sa i pamundur është konsideruar kthimi i Trump drejt ‘Shtëpisë’ që la përmes turbullirave në vitin 2020, aq edhe e shpejtë u shfaq lëvizja të hënën dhe që solli një përfundim fotografik të papritur. Zonja Nikki Haley, rivale në garë, duke bërë shënime për vete dukej se po shënonte radiografinë e ‘zemrës’ zgjedhore të kundërshtarit Trump.
Ja çfarë:
ora 23:30. ET:
Haley thotë se synon ta bëjë garën një “garë me dy persona” me Trump dhe ajo do të shkojë në New Hampshire sonte.
PËRDITËSIM ora 23:36. ET:
Haley e përgëzon Trumpin për fitoren e tij këtë mbrëmje.
PËRDITËSIM ora 23:38. ET:
Haley po flet tani, duke iu drejtuar mbështetësve në West Des Moines. Përfundimi i saj në vendin e tretë nuk ishte aspak frymëzues në rastin më të mirë. Ajo nis duke falënderuar familjarët e saj.
PËRDITËSIM ora 23:39. ET:
Vivek Ramaswamy ka hequr dorë nga gara dhe ka mbështetur zyrtarisht Trumpin për president.
Ja, kjo ishte, kaq paparashikueshëm. Vivek Ramaswamy, një bviznesmen i suksesshëm në farmaceutikë, 38 vjeç, mori vetëm 8 për qind, dhe tani mbështet kandidatin Trump. Nikky Haley doli e treta në garë me 19 %, pas Ron DeSantis, ish-guvernatori i Karolinës së Jugut, me 21 %. Të tre kandidatët, së bashku, grumbulluan dy më pak pikë se gjithë pikët e grumbulluara nga vetëm Donald Trump, 51 %. Tani çfarë pritet më tej?
Njësoj si Iowa pritet gara në New Hampshire, e cila do të zhvillohet fiks një javë pas kësaj të marte. Fitorja vendimtare në Iowa, e ndjekur nga një performancë e ngjashme në tetë ditë në New Hampshire, mund të krijojë skenën për një përfundim të hershëm dhe të lehtë për Trump në Karolinën e Jugut, më vonë, në shkurt. Kandidatët shkojnë menjëherë në Neë Hampshire të martën.
Republikanët më të moderuar të shtetit do të zgjedhin kandidatin e tyre të martën e ardhshme dhe sondazhet tregojnë se Trump ka një epërsi ndaj Haley atje, por DeSantis të mbetet shumë prapa. Midis New Hampshire dhe Karolinës së Jugut, gjithashtu, janë grupet parlamentare të Nevadës, ku Trump pritet të qartësojë sondazhet publike që tregojnë se ai absolutisht dominon atje.
Grupet parlamentare të Iowa-s po kryejnë procesin e nominimit presidencial të republikanëve për vitin 2024, ndërsa ish-presidenti Donald Trump duket të bëjë rikthimin më të madh në historinë moderne politike duke rimarrë Zyrën Ovale. Media britanike ‘The Spectator’, që nga viti 1828, shkruan sot:
“E VËRTETA e vërtetë është se, si shpesh në politikën republikane që nga viti 2016, gjithçka po shkon në vendin e duhur për Donald Trump, dhe në kohën e duhur. Ai jo vetëm fitoi mbrëmë. Ai dominoi. Ai theu rekordin e fitores së Bob Dole në Iowa nga viti 1988. Në vitin 2016, Trump doli i dyti me 24 për qind të votave. Në vitin 2024, ai mori më shumë se 51 për qind’.