Të gjithë e kemi parë filmin “Gladiatori” me aktorin e famshëm Russel Crow. Shumë prej nesh mund të jenë përlotur me skenën e fundit të filmit nën kolanën zanore “Now we are free”, pasi gladiatori u bashkua pasi luftoi për shumë e shumë vite, me gruan dhe fëmijën e tij në botën tjetër.

Por të njëjtën kolanë zanore ka zgjedhur edhe ish-kryeministri Sali Berisha në një postim të një videoje në rrjetet sociale.

Aty ka pamje të kohëve të tanishme ku Berisha flet nga ballkoni, por edhe pamje të kohëve të arta kur ai takohej me presidentin amerikan Bush, apo koha kur mbante fjalimin e famshëm “For me this is a miracle of freedom”.

Mesa duket ish-kryeministri po sinjalizon mbarimin e një epoke luftrash politike me kundërshtarë të shumtë, me kryesorët Fatos Nano dhe Edi Rama dhe me të fundit që janë Arben Kraja, Nuredin Dumani dhe Irena Gjoka.