Një alarm për bombë është dhënë në shtëpinë e gjyqtarit të Nju Jorkut, Arthur Engoron, pak orë para seancës për argumentet përfundimtare të gjyqit të Donald Trump për mashtrim civil.
Lajmi është bërë me dije nga New York Times.
Kërcënimi erdhi pasi ish-presidenti sulmoi edhe një herë në rrjetet sociale gjyqtarin, i cili e ndaloi të fliste sot për shkak se nuk pranonte disa kushte, përfshirë atë të abstenimit nga një “fjalim i fushatës elektorale”. Vendimi pritet sot.