Dy shtetas shqiptarë 37 dhe 41 vjeç, janë vënë në pranga, nën akuzën e grabitjes me dhunë.
Sipas Departamentit të Krimeve kundër personit të drejtorisë së policisë së Atikës, dy shqiptarët e arrestuar një ditë më parë, rezulton se në datën 20 dhjetor 2023 grabitën me dhunë një zyrë postare në vendin e quajtur Markopulo në afërsi të Athinës.
Nën kërcënimin e një arme, ata grabitën një sasi parash dhe u larguan me një motorçikletë.
Policia mundi të bjerë në gjurmët e dy grabitësve mbas marrjes së informacionit në rrugë operative. Prej verifikimeve rezultoi se ata kanë kryer grabitjen, ndërsa pas kontrollit në banesë u gjetën edhe veshjet dhe mjetet e përdorura për të kryer grabitjen si dhe një sasi prej 20 gramë metadon.
Dy të ndaluarit do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie.