Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu holds a press conference with Defense Minister Yoav Gallant and Cabinet Minister Benny Gantz (not pictured) in the Kirya military base in Tel Aviv , Israel , 28 October 2023. ABIR SULTAN POOL/Pool via REUTERS

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është zotuar se askush nuk do ta ndalojë të shkatërrojë Hamasin, ndërsa lufta midis Izraelit dhe grupit terrorist shënon ditën e saj të 100-të.

Netanyahu deklaroi se Izraeli nuk do të pajtohej me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, që e akuzon për për gjenocid, gjë e cila mund të çojë në urdhërimin e ndalimit të ofensivës.

“Askush nuk do të na ndalojë, as Haga, as boshti i së keqes dhe askush tjetër”, theksoi ai gjatë një konference për shtyp të shtunën, duke iu referuar Iranit dhe grupeve të tij të lidhura në Lindjen e Mesme.

Netanyahu tha se pretendimet për gjenocid, të paraqitura nga Afrika e Jugut të enjten, ishin një”sulm hipokrit, duke nënvizuar se ishte me urdhër të atyre që organizuan një tjetër holokaust kundër hebrenjve.

“Kjo është një pikë e ulët morale në historinë e kombeve,” tha Netanyahu.
Kryeministri pretendoi gjithashtu se disa sende antisemitike u gjetën në tunelet e Hamasit në Gaza, duke përfshirë kopje të “Mein Kampf” të Adolf Hitlerit. Përveç kësaj, Netanyahu tha se në një shtëpi në Gaza, ushtarët gjetën tabletin e një fëmije me një foto të Hitlerit si mbrojtës.