Astrologu Jorgo Pulla ishte i ftuar në emisionin ‘ABC-ja e Mëngjesit’ për të folur për parashikimin e yjeve. Ai bëri parashikimin e Horoskopit për muajin e dytë të vitit, shkurtin, duke zbuluar shumë detaje për të gjitha shenjat si në fushën e dashurisë, karrierës dhe financave.

Dashi

Kemi dy gjëra kryesore, ka favorizime në karrierë dhe në punë. Lidhjet e largëta janë shumë të afërta. Ata që kanë një njohje, e kthejnë në lidhje serioze. Këtë periudhë nga data 23 janar që lam pas deri te 12 shkurt, është perfektja për sa i përket çështjeve me dashurinë. Më të favorizuara marrëdhëniet janë me Dashin do të ishin Gaforrja dhe Bricjapi.

Demi

Kanë dy gjëra të mira, stabilizimi ekonomik, role drejtuese, do të kenë zgjidhje ligjore dhe do të ndryshojnë shumë gjëra në lidhje me punën e tyre. Do të kenë nisma dhe probleme që është koha t’i zgjidhin. Në dashuri kemi të bëjmë me Dem-Akrep dhe Dem-Virgjëresha.

Binjakët

Ky muaj jep mundësinë që ata të binden për atë që thonë. do të kenë një punë të dytë që do të stabilizohen ekonomikisht. Do të duhet të kenë shumë kujdes në lidhje me të shkuarën. Kjo periudhë duhet pasur shumë kujdes se çfarë flasim dhe çfarë duhet të përçojmë. Lidhjet që kanë të bëjnë me Binjakët-Shigjetar dhe Ujor do të jenë perfekte dhe nuk ka vend për t’u shqetësuar.

Gaforrja

Duhet të rrinë larg grindjeve. Kohët e fundit janë bërë shumë zevzek sepse kanë disa probleme si pasuri të palujtshme. Çështjet në vijim do të zgjidhjen dhe do të stabilizohen ekonomikisht. Lum ata që kanë Gaforre në punë dhe mjerë ata që nuk ia dinë vlerën. Për sa i përket marrëdhënies, Gaforrja ka marrëdhënie të mira këtë muaj me Ujorin dhe me Peshoren.

Luani

Kanë mundësinë të zgjedhin çështjet e mëdha të biznesit. Mund të marrin një kredi për riinvestim në biznes. Fitojnë një çështje ligjore që do të gëzojnë kaq shumë. Vjen momenti që i plotësohen dëshirat. Luanët janë korrektë në punë dhe në orare. Marrin përsipër çështje që dhe nuk kanë asnjë leke, por tjetri nuk e kupton që ata nuk janë milionera. Në dashuri kanë ndikimin e madh me Ujorët e 10-ditëshit të parë dhe me Dashin e 10-ditëshit të tretë. Takimet që kanë të bëjnë dhe mundësitë që janë, është momenti të ndodhin. Edhe është momenti i duhur për stabilizimin e çështjeve të largëta.

Virgjëresha

Ndikimet që kanë të bëjnë me Mërkurin janë pozitive për sa i përket stabilizimeve ekonomike. Do të zgjidhin një problem që kanë pasur në muajin shkurt. Për sa i përket lidhjeve, do të jenë pozitive me Binjakët e 10-ditëshit të parë dhe Ujor të 10-ditëshit të tretë. Nuk përjashtohet mundësia që të vijë ndonjë pasardhës, të cilin kanë kohë që e presin.

Peshorja

Do të fokusohen te paraja. Duhet të kenë kujdes në dy çështje të madha, pasi disa persona të tretë kanë ndikuar te Peshorja. Do të zgjidhin disa probleme të mëdha dhe do të duhet të kenë kujdes me një shitje që mund të bëjnë. Mirë është që këtë periudhë të mos shesin. Në lidhje me anën shpirtërore, Dem të 10-ditëshit të parë dhe Gaforre të 10-ditëshit të tretë, është një mundësi shumë e mirë për bashkimin e familjes.

Akrepi

Ka një fillim të ri. Koha perfekte, sepse Akrepët nisin një punë të rëndësishme. Koha punon për ne. Momenti më i mirë i Akrepëve fillon më 3 shkurt dhe deri në 14 prill, do të jenë momente që nuk i kanë arritur kurrë më parë. Plutoni në Ujor, do të jetë më perfekti për Akrepin. Në çështjet shpirtërore, Akrepët kanë të bëjnë me Luanët, Ujorët, është idealja për këtë muaj. Koha më e mirë e mundshme. në anën shpirtërore një mundësi që do të ndikojë është me Binjakët.

Shigjetari

Kanë stabilizim ekonomik dhe janë në pritje për një çështje shumë të madhe pune dhe vazhdimësie. Është momenti i duhur që ata të stabilizojnë çdo gjë. Duhet të shfrytëzojnë shumë mirë këtë muaj në ekonomi. Ndërsa, në dashuri janë fajtor, sepse e kanë lënë pas dore. Duhet ta rregullojnë nga data 1-7 deri te 20-29. Shkojnë mirë me Virgjëreshat dhe Peshqit. Kanë pasur probleme me Binjakët, por do i rregullojnë.

Bricjapi

Mënyra dhe mundësia e Bricjapëve që kanë të bëjnë me Afërditën dhe Saturnin, do të vijë. Janë udhëheqës të shkëlqyer në fushën e karrierës dhe ata nuk i bien në qafë askujt. Nganjëherë ata e paguajnë shtrenjtë dhe kërkojnë falje. Edhe pse duken të ftohtë, janë shumë të shoqërueshëm. Në çështjet shpirtërore kanë një ndikim shumë të madh me Gaforret dhe Peshoret. Duhet të bëjnë kujdes me Peshqit e 10-ditëshit të dytë.

Ujori

Ujori ka Uranin dhe në këtë periudhë ka ndryshime nga më të mëdhatë që mund të ndodhin. Do të kenë shumë negativitet në të gjitha krahët, sepse ka lidhje me Plutonin. Ka një mundësi të madhe që të nisi një cikël në fushën e karrierës. Duhet të fshijnë nga memoria problematikat që kanë pasur, duhet të fshijnë të shkuarën. Sa i përket gjendjes shpirtërore, do të ketë raporte të mira me Peshoren dhe Shigjetarin, por duhet të kenë kujdes me këta të fundit sepse mund të kenë debate.

Peshqit

Duhet të kenë kujdes, sepse janë intuitiv. Kanë mundësi të madhe në karrierën e tyre. Kanë një mundësi shumë të mirë, pasi është momenti i duhur për të nisur gjithçka. Ata që jetojnë në diasporë do të marrin një dokument shumë të rëndësishëm.