Leonardo Bonucci pritet të zbarkojë këtë të mërkurë në Stamboll, ku do të nisë një eksperiencë të re.
Sipas raportimeve të medieve italiane është arritur marrëveshja mes mbrojtësit dhe klubit të Fenerbahce.
Cikalleshit i duhet të luajë, zgjidhja e vetme transferimi në merkaton e janarit!
Nesër në mëngjes ish-kapiteni i kombëtares italiane do të fluturojë drejt Turqisë për të nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në qershor.
Zyrtarizimi pritet në ditët në vijim, më saktë më 11 janar, kur hapet edhe merkatoja në Turqi. Pas 18 javësh kampionat, Fenerbahce kryeson Superligën turke me 47 pikë së bashku me Galatasaray-n.