Më 21 dhjetor, të vitit që sapo lamë pas, Gjykata Evropian e Drejtësisë i dha “dritën jeshile”, “gjigantëve” spanjollë të futbollit, Barcelona e Real Madrid për krijimin e të ashtuquajturës, “Super League”, e cila sipas tyre do të “shpëtojë” botën e futbollit, mirëpo të gjithë ishin kundra, të parët UEFA e FIFA e më tej gjithë “gjigantët” e këtij sporti, në Evropë.
Mirëpo, duke kundra këtë të mërkurë i ka dalë edhe Bashkimi Evropian, të paktën këtë ka lënë të kuptohet, në deklaratën e tij të fundit zv/Presidenti i Komisionit të Bashkimit Europian, Margaritis Schinas, i cili rreshtohet përkrah UEFA-s, teksa theksoi se impenjimi i BE-së në drejtimin e modelit sportiv evropian është i palëkundur dhe i pakushtëzuar.
“Impenjimi ynë në drejtim të modelit sportiv europian, është i palëkundur dhe i pakushtëzuar. Natyrisht që ka një element komercial në sport dhe në futboll, por modeli sportiv europian u përket të gjithëve. Do të vazhdoj të mbroj këtë ide të një modeli sportiv europian gjithëpërfshirës. Dhe jam shumë i kënaqur nga fakti që nuk jam i vetmi.
Shtetet tona anëtare, Parlamenti Evropian, tifozët, të gjithë ndajnë këtë mënyrë për të parë sportin dhe futbollin në Evropë. Sigurisht që nuk do të komentoj vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian në lidhje me Superligë-n”,- u shpreh zv/Presidenti i Komisioni te BE, i pyetur në lidhje me krijimin e Superleague-s.