Karim Benzema thuhet se ka marrë një vendim për të ardhmen e tij mes thashethemeve që e lidhin atë me një largim nga Arabia Saudite.

Javën e kaluar, u raportua se skuadra e Ligës Premier, Manchester United po shqyrton një marrëveshje për të nënshkruar me Benzeman në huazim.

Përveç Unitedi, klubet londineze Chelsea dhe Arsenal, si dhe Interi gjithashtu janë lidhur me një lëvizje për fituesin e Topit të Artë 2022. Tani, është raportuar se Benzema ka marrë një vendim për të ardhmen e tij.

Sipas gazetës franceze L’Equipe, Benzema pritet të qëndrojë në Arabinë Saudite pavarësisht thashethemeve të fundit.
Është pohuar nga rrethi i lojtarit se 36-vjeçari ndihet mirë dhe do të qëndrojë me Al Ittihad.