Të hënën e ardhshme, pritet të nisë jeta parlamentare dhe opozita do të vijojë aksionin e saj, me skenarë kaosi duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës plenare. Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri në studion e A2 CNN, në Ditarin e Mesditës, tha se ky aksion do të jetë krejtësisht i pavarur nga aksioni për Sali Berishën.

“Po do të vazhdojë i njëjti aksion politik. Sepse është i pavarur nga aksioni për arrestimin e Sali Berishës. Po luftohet për 3 kauza të mëdha, komisionet hetimore, pavarësia për të vendosur vetë kryetarin e PD-së dhe reformën elektorale”, u shpreh ai.

Xhaferri thekson se nuk ka një PD të ndarë, madje flet edhe për negociata mes grupit të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës. Akulli u shkri me deklaratën e Ervin Salianjit në selinë e Partisë Demokratike.

Ervin Salianji dha deklaratë nga selia e PD-së.”

Janë drejt bashkimit?

Patjetër, do të ndodhë dhe ajo gjë”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, Xhaferri u kujdes të theksonte se nuk ka një përçarje me aleatët, mes tyre aleatin kryesor Ilir Meta.

“Meta ka bërë deklarata zyrtare kundër këtij arrestimi dhe eksponentë të Partisë së Lirisë, kanë qenë në protestat tona, kjo është një çështje e jona, kryetari jonë, e filluam ne, tani do na bashkohen ato që na besojnë të padrejtësia që po i bëhet opozitës për ta shuar”, përfundoi Xhaferri.