Avokatët e Sali Berishës i janë drejtuar me kërkesë zyrtare SPAK-ut, për të marrë leje që ish-kryeministri në arrest shtëpie, të marrë pjesë në seancat plenare, në ushtrim të detyrës së deputetit.

Në emisionin “Repolitix” në Report Tv është bërë një krahasim me rastin e Fredi Belerit i cili kërkon leje që të dalë nga qelia për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës.

Anëtari i kryesisë së PD Azgan Haklaj tha se ish kryeministri nuk ka asnjë shans që të shkojë në parlament.

“SPAK s’ka asnjë artificë ligjore që Berisha të shkojë në parlament. S’ka asnjë shans që Berisha të shkojë në parlament, është thjesht një blof.

Berisha thotë spak është organizatë kriminale ndërkohë që e ka votuar vetë…”, tha Haklaj.