Ish-zv.kryeministri në arrati dhe i kërkuar nga SPAK, Arben Ahmetaj, ka humbur mandatin e deputetit dhe Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar KQZ për vakancën.
Në shkresën dërguar KQZ, Kuvendi thotë se Ahmetajt i ndërpritet mandati për shkak të mungesës pa arsye për 6 muaj.
Hera e fundit kur ish-zv.kryeministri, Arben Ahmetaj, ka qenë në Kuvend ka qenë data 6 korrik 2023.
Sipas rezultateve të zgjedhjeve të fundit parlamentare, mandati i Ahmetajt merret nga Dallëndyshe Bici, aktualisht Drejtoreshë e Kadastrës.
Burime për VoxNews, thanë se drejtoresha e Kadastrës, Dallëndyshe Bici e ka refuzuar nuk do ta pranojë mandatin e deputetit.
Në këtë rast mandati i deputetit i kalon juristit, Plarent Ndreca i cili u pyet nga VoxNews dhe tha se: Nëse KQZ do më njoftoj pa asnjë dyshim dhe mjaft i nderuar do e pranoja, patjetër.
Kujtojmë se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2023, kandidati i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, mori 4008 vota personale.