Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në E Diell ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim, sot nuk foli për krimin dhe grupet e organizuara, por për një film të ri.
Karamuço zbuloi se ka marrë ftesë për të qenë pjesë e një filmi aksion nga Bora dhe Donaldi, por tha se e kishte refuzuar.
“Kam përshtypjen se Bora do të përfshihet në një film, tjetër që do jetë aksion. Më thirri partneri i saj më tha profesor do na duhesh për skena.
Refuzova të jem pjesë e filmit, një instruktor dhe këshilltar, për ca skema që do realizohen në film dhe Bora do dalë një figurë e jashtëzakonshme”-tregoi Karamuço në E Diell.