Kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, që pritet të votohet më së voni deri më 28 janar, nuk do të ketë kompetenca të plota, por teknike apo kompetenca të cunguara.

Kështu thotë për Radion Evropa Lirë, Naser Ziberi, kandidat për kryeministër nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020.

Qeveria që drejtohej nga Dimitar Kovaçevski, më 25 janar e dorëzoi dorëheqjen në Kuvend, ndërsa këtë e bëri edhe Talat Xhaferi, në cilësinë e kryetarit të Kuvendit, për t’u hapur rrugën procedurave për kalimin e tij në krye të Qeverisë teknike.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, të premten, konstatoi dorëheqjen e Qeverisë ndërsa Jovan Mitreski nga LSDM-ja është zgjedhur për kryetar të ri të Kuvendit.

MOS HUMBISNI

Bëjeni këtë disa minuta para seksit që të zgjasë 3 orë!
Intimate Wellness

Zgjidhje e pabesueshme për sytë: lamtumirë syzeve!
O Caps

Seks 10 herë në ditë. Truku që pak meshkuj e dinë
TestoY
Si u premtua kryeministri i parë shqiptar?

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, Bashkimi Demokratik për Integrim që drejtohet nga Ali Ahmeti garoi me sloganin “Për kryeministrin e parë shqiptar”, ndërsa kandidat të saj kishte juristin dhe ish-politikanin Naser Ziberi.

Meqë zgjedhjet ishin fituar nga Lidhja Social Demokrate, kryeministër ishte zgjedhur Zoran Zaev, që atëkohë drejtonte LSDM-në.

Por, për të përmbushur premtimin e BDI-së, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti në marrëveshjen për bashkëqeverisje ishin pajtuar që në 100 ditët e fundit të punës së Qeverisë, kryeministër të caktohet një kandidat i propozuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Bëhet fjalë për Qeverinë teknike, e cila parashihet me Ligjin për zgjedhjet dhe si detyrë kryesore ka organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve, ndërsa pjesë e saj do të jetë edhe opozita maqedonase me dy ministra dhe tri poste të zëvendësministrave

Ziberi: Kryeministri shqiptar, vetëm për çështjet teknike

Por, Naser Ziberi, që tani është në postin e Avokatit të Popullit, thotë se më mirë do të kishte qenë që BDI-ja të pajtohej me një propozim të VMRO DPMNE-së për anulimin e Qeverisë teknike, në 100 ditët e fundit të punës së ekzekutivit, pasi në këtë mënyrë, sipas tij, do të hapej rruga për marrjen e një kryeministri politik, apo me kompetenca të plota.

“Unë, personalisht, kam menduar se meqë nuk u arrit që mandati i kryeministrit shqiptar të jetë së paku një apo edhe dy vjet, atëherë të pranohej propozimi i VMRO DPMNE-së, që të hiqet Qeveria teknike si obligim ligjor që në tre muajt e fundit të mandatit kryeministri i deritashëm të japë dorëheqje dhe qeveria në vazhdim të jetë teknike me përfshirjen edhe të përfaqësuesve të opozitës në të. Pse e them këtë? Sepse kam menduar se po të hiqej kjo dhe të respektohej marrëveshja, atëherë kryeministri i ardhshëm shqiptar do të ishte me kapacitet të plotë, e jo teknik”, thotë Ziberi.

Sipas tij, është mirë që kryeministër shqiptar do të ketë për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, por kapaciteti i tij do të jetë i kufizuar.

“Fakti se ai do të jetë konform asaj që parasheh Ligji për qeverinë, atë e bën të hendikepuar, respektivisht me kapacitet të cunguar, që do të thotë se ajo qeveri nuk është politike por teknike. Pra, kapaciteti i saj është i reduktuar dhe kjo lë për të dëshiruar. Nuk është kryeministër me kapacitet të plotë”, thotë Naser Ziberi, ish-kandidat për kryeministër nga radhët e BDI-së në zgjedhjet e vitit 2020.

Por, pavarësisht kësaj, BDI-ja në të gjitha paraqitjet në opinion, caktimin e Talat Xhaferit për kandidat për kryeministër të Qeverisë teknike, e ka vlerësuar si një nga “arritjet më të mëdha”, pas kryetarit shqiptar të Kuvendit, që ishte Talat Xhaferi, por edhe ministrave shqiptarë të Punëve të Brendshme, Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme.

Opozita maqedonase që kryesohet nga VMRO DPMNE-ja, ka thënë se nuk do të votojë për zgjedhjen e Talat Xhaferit, pasi e akuzon për “shkelje të shumta ligjore” gjatë punës si kryetar i Kuvendit.