Ishte e papritur deklarata e Rikes sot në Big Brother, ndonëse me shaka, kur tha se mund të bëhej çift edhe me një vajzë brenda shtëpisë, pasi Dea tha se publiku pëlqen çiftet.
Deklarata u prit me të qeshur nga banoret e tjera, Vesa, Arta dhe Dea, të cilët treguan se janë pëlqyer nga një gjini e njëjtë. Fatjoni e pyeti se për cilën vajzë ka simpati ndërsa me nota humori, Arta tha se për Riken e kishte bërë një përjashtim.
Arta: E kam kuptuar që gjuha jote e dashurisë është përqafimi
Rikja: Kjo mund t keqkuptohet jashtë, kjo përqafon të gjithë
Dea: Njerëzit vdesin të shikojnë të shohin çifte në ekran
Rikja: Unë mund të bëhem çift edhe më një gocë, se të gjithë mendojnë meshkuj meshkuj
Heidi: Ai u mërzi o zemra se ka një shans më pak (për Fatjonin)
Fatjoni: O Rike, kë ke qejf nga gocat, kush të përshtatet
Dea: Rikja do ndonjë gocë trime fare
Vesa: Edhe mua më ka ndodhur më më dasht dy gjinitë
Fatjon: Të gjithëve i ka ndodhur
Vesa: Më kanë thënë duhet të jesh shumë femër e fortë me të dasht dy gjinitë
Arta: Për Riken unë e bëj një përjashtim.