Policia ka vënë në pranga një 46-vjeçar pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe djalin e tyre të mitur.
Gjithashtu është vënë nën hetim dhe një tjetër 46-vjeçar banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë:
DVP Shkodër/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë arrestuar shtetasin A. Sh., 46 vjeç, banues në fshatin Stajkë, Vau i Dejës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre të mitur.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. L., 46 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.