Sekretari i marrëdhënieve me Publikun në PD Edvin Kulluri ka deklaruar në një intervistë tek euroneës albania, se Noka e Bardhi me aktin e dhunës ndaj deputetës demokrate Açka në komisionin parlamentar, kanë rrënuar imazhion e tyre politik dhe njerëzor.
Sipas tij, ata kanë bërë vetëvrasje politike, pasi nuk mund të ushtrohet dhunë ndaj deputetes së PD, në përpjekje për t’u dukur para Berishës dhe mendojnë se janë bërë heronj, që do të dekorohen dhe shpërblehen nga ana e Berishës.
“Të flas njëherë për shkaqet. Unë besoj se ka një keqkuptim ideologjik. Bardhi dhe Noka kanë secili keqkuptimin e tij. Zoti Noka si konnservator që pretendon të jetë i Foltores, nuk ka kuptuar ende që konservatorizmi nuk do të thotë të godasësh dhe dhunosh gratë. Gratë dhe me zakon në Shqipëri janë respektuar, vlerësuar dhe mbrojtur.
Ndërsa zoti Bardhi si liberal që pretendon se është, nuk kupton se barazi gjinore nuk do të thotë të godasësh e të dhunosh një grua. Ndaj ata kanë nevojë të thellohen në lexime dhe në formimin e tyre politik.
Nga pikëpamja politike ata mendojnë se i shërbejnë zotit Berisha duke bërë këto veprime dhe asaj që po ndodh. Me foltoren dhe grupin e deputetëve të zotit Bardhi, i gënjen mendoja se janë heronjtë e foltores, të revolucionit imagjinar, të rrugicës. Mendojnë se dokorohen nga rrugica qorre, do të shpërblehen nga z. Berisha.
Por ata po rrënojnë imazhin e tyre politik, dhe mbi të gjithga si njerëz”, deklaroi mes të tjerave Kulluri.
Teksa ka evidentuan faktin se ata janë një grupim tjetër politik, dhe nuk ka pse shqetësohen për qëndrimin e PD, Kulluri ka nënvizuar në fund të herës se “për këtë histori të sotme, nga pikëpamja e shëndetirt mendor jam shqetësuar për ata. Nuk janë normalë me atë që kanë bërë. Janë skena aspak normale, histerike, sidomos ajop që shfaqi Bardhi. Ai ka ndonjë problem shëndeti mendor. Mbase kanë nevojë për konsulta. Ata të dy kanë probleme mendore, të vizitohen te nënkryetarja e PD Pampuri se është psikologe. Mund të marrin këshilla falas”!