Zyrtarizimi mungon, por Kalvin Phillips do të largohet nga Manchester City. Për momentin, pasi mesfushori me tipare mbrojtëse do të huazohet te West Hami deri në fund të sezonit. Për të përfituar minuta tek ekipi i David Moyes dhe për t’u rikthyer më në formë te Citizens. Pep Guardiola konfirmon ndarjen e përkohshme me 28-vjeçarin.

“Operacioni nuk është mbyllur akoma, por Kalvin udhëtoi dje për të kryer kontrollet mjekësore. Por, transferimi zyrtar nuk është kryer ende. Ai do të huazohet për 6 muaj. Unë shpresoj që të marrë minutat që meriton të cilat unë nuk mund t’ia jap. E kam thënë edhe më parë: Kalvin është një njeri dhe futbollist i jashtëzakonshëm, përndryshe nuk do të ishte pjesë e kombëtares angleze.

Shpresoj që të tregojë realisht vlerat e tij të vërteta”, u shpreh trajneri spanjoll në lidhje me Phillips, i cili kërkon të mos humbasë grumbullimin me Anglinë në Euro 2024.