Dua Lipa dhe familja e saj e ka nisur vitin larg shtëpisë. Këngëtarja së bashku me prindërit, motrën e vëllain ndodhen në Indi prej disa ditësh. Ata kanë vendosur të qëndrojnë gjatë për të vizituar të gjitha atraksionet turistike të vendit.
“Ndihem shumë me fat që e mbyll vitin tim këtu në Indi. Faleminderit të gjithë njerëzve të mrekullueshëm këtu që na kanë treguar kaq shumë dashuri, mirësi, mikpritje dhe bujari. Kjo përvojë ka qenë thellësisht domethënëse. Ndihem me fat që jam brenda kësaj magjie me familjen time, ku kemi pasur kohë për të eksploruar”, shkruante Dua pak ditë më parë teksa këto ditë vazhdimisht ka postuar foto e video nga India.