Policia ka arrestuar një të ri shqiptar të identifikuar si Princi Geri, 26 vjeç.

Ai u kap me drogë të llojit kokainë teksa po udhëtonte me autobus. Nga kontrolli, të riut i është gjetur droga me vlerë rreth 40 mijë euro, në të brendshmet e tij.

Më pas kontrollet janë shtrirë dhe në shtëpi, ndërsa rezulton se ishte arrestuar në vitin 2017 për trafik dhe posedim droge.

Policia gjeti më shumë drogë të fshehur në një dollap, gjë që konsolidoi dyshimet ndaj tij.