Me siguri të gjithë e mbani mend Xhejsi Jorgaqin, vajzën e kantautorit të mirënjohur Gjergj Jorgaqi. Xhejsi ishte një nga vajzat më të bukura të skenës shqiptare në kohën kur nisi karrierën në muzikë. Këngët e saj në festivale si Top Fest apo Kënga Magjike ishin shumë të suksesshme. Mirëpo në vitin 2013, Xhejsi hoqi dorë nga karriera muzikore.

Xing.al bën të ditur se prej vitesh Xhejsi jeton jashtë Shqipërisë.

Vitin e kaluar ajo ka mbushur 32 vjeç dhe është bërë nënë e një djali. Xhejsi nuk mban më rrjete sociale, por disa foto po jua sjellim më poshtë. Siç shihet ajo vazhdon të mbetet një nga vajzat më të bukura shqiptare.