Ledjona, banorja e njohur e Big Brother u bë e njohur fillimisht nga emisioni “Piranjat”. Por tani më që Ledjona është në BB, duket se duhet një piranjë tjetër, dhe ajo do jetë një ish-banore e Bigut.
Olti Curri ka zbuluar në Live në Instagram: “Më erdhi një mesazh tani që është parë Efi me Mikelën në produksionin e Piranjave, se do e zëvendesojnë Ledjonën.
Por Andi Vrapi dhe Altin Berisha kanë mohuar prezencën e Efit sepse po merret me biznesin e saj. Ndërkohë Olti ka vazhduar më tej se i shkruajnë se Mikela ka mbaruar studimet për Gazetari, kështu që mund të jetë ajo që zëvendëson Ledjonën.