India është duke përfituar nga importi i gazit rus me çmim të reduktuar prej sanksioneve evropian, madje një pjesë të tij e shet përsëri në tregjet e BE me çmim të plotë pasi e përpunon vetë, shkruanin sot mediat.

Importet e naftës nga India drejt BE u rritën në nivele rekord në 2023, në të njëjtën kohë kur importet e New Delhi të gazi rus krudo janë dyfishuar vit pas viti, shkruan rrjeti britanik TheIndependent.
Kjo do të thotë se klientët në Evropë kanë marrë volume të paprecedenta nafte, benzine e vajguri me origjinë nga Rusia, edhe pse ajo gjendet nën sanksionet e sulmit ushtarak në Ukrainë.

India nuk e ka fshehur dëshirën e saj për të blerë gazin rus edhe gjatë luftës. Vendi ka lidhje të mira me Moskën, ashtu si dhe partneritete me vendet perëndimore.
Të ardhurat e sektorit energjitik janë kryesore për financimin e makinerisë së luftës së Putin që po hyn në vitin e tretë.
Vendet evropiane, G7 e Australia kanë tentuar të parandalojnë shitjen e naftës së Putin duke caktuar një tavan prej $60 dollarë për fuçi për naftën ruse si dhe kufizime për transportin dhe përpunimin e saj.
Por kompanitë tregtare thonë se nuk mund të ndalojnë naftën apo produktet me origjinë nga Rusia nëse ato janë përpunuar në një vend tjetër, edhe pse të dhënat e tërthorta e tregojnë këtë qartë.
Një nga shembujt është rafineria indiane Jamnagar në gjirin perëndimor Kutch që është destinacioni kryesor i naftës ruse krudo në Indi, thonë analistët.
20 nga 27 vende të BE importuan naftë e produkte nafte nga India vitin që lamë pas, teksa Holanda bleu aty 25 përqind të volumit të këtij zëri.
Ajo ndiqej nga Franca me 23 përqind, Rumania me 12 përqind e Italia e Spanja me 11 përqind secila.
Analistët thonë se Evropa po tenton të ecë në ekuilibër mbi “litar” kur tenton të reduktojë të ardhurat për Kremlinin, dhe nga ana tjetër kërkon që furnizimi rus të gjejë tregun botëror në mënyrë që të mos rritet çmimi, duke dëmtuar vetë vendet perëndimore