Në konferencën për mediat, ku bëri bilancin e 2023, ministri i Brendshëm Taulant Balla iu përgjigj interesit të medias lidhur me fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, i zhdukur tashmë prej muajsh.
Balla tha se policia ka shumë informacione për këtë çështje, por shtoi se verifikimi i fakteve kërkon kohë.
“E mora detyrën më 15 korrik 2023
Kjo çështje ka qenë një nga ato të orëve ta para, mbetet sfidë e pazgjidhur ende, sa i përket referimit përfundimtar në gjykatë.
Policia ka shumë informacion për këtë çështje, por dokumentimi kërkon ende kohë, mund e angazhim nga policia, unë nuk do jap një informacion. Kur ta kemi një pasqyrë të plotë për çështjen. Mezi pres të dal para jush për të sqaruar publikun. Mendoj është ngjarje e rëndë e rëndësishme që ka të bëjë me indikatorët e performacës së punës së policisë. Drejtori i policisë e di peshën e gurit të rëndë të urdhërit të kryeministrit, po bëjmë çka është e mundur për ti shkuar në fund të kësaj çështjeje. S’dua të ndaj informacione sepse janë të klasifikuara sekret”, tha Balla.