Ai që dikur prezantohej si fizikanti vizionar i gjithësisë, Stephen Hawking i cili nuk mund të lëvizte dhe as të fliste me zërin e tij, është emëruar sot në listën famëkeqe të abuzuesit e trafikantit seksual Jeffrey Epstein dhe bashkëpunëtores së tij Ghislaine Maxwell për krime të ndodhura në ishullin e tij në Virgin Islands, në Karaibe.
E përditshmja vendase The Mirror shkruan se fizikanti i famshëm britanik Stephen Hawking është vetëm një emrat e profilit të lartë që përmenden si të lidhur me financierin pedofil Jeffrey Epstein, dhe se ka marrë pjesë në një orgji me vajza nën moshë.
Gjykatësja amerikane Loretta Preska vendosi sot publikimin e listës me më shumë se 170 miqve e bashkëpunëtorëve të Epstein, të gjithë emra të famshëm të ekranit, politikës dhe tashmë edhe shkencës. Dokumenti ka lidhje me padinë ndaj bashkëpunëtores së vjetër të Epstein në abuzimet, Ghislaine Maxwell, e cila është dënuar me 20 vjet burg për trafik njerëzor dhe abuzime seksuale me vajzat e shfrytëzuara nga dyshja famëkeqe.
Aktorët Leonardo DiCaprio e Cameron Diaz janë mes disa “yjeve” të Hollywood të përmendura në listë, ndërsa akuzat ndaj Stephen Hawking janë serioze teksa profesori i paralizuar raportohet se ka qenë bashkë me shkencëtarë të tjerë në ishull dhe ne një konferencë të financuar nga Epstein në 2006.
Profesori vdiq në vitin 2018 në moshën 76 vjecare nga skleroza e shumëfishtë ndërsa ka vizituar ishullin e abuzimit duke lundruar me barkë e nëndetëse, sipas raportimeve.
Ndërsa Epstein, i cili vrau veten në burg në 2019 duke pritur akuzat e trafikut seksual, akuzohej se dërgonte viktimat e trafikut seksual në ishull me avionin e tij të njohur si ‘Lolita Express’ dhe i mbante peng gjatë abuzimeve.
Të tjera teori sugjerojnë se në vilat e ishullit privat të Epstein ka tunele nëntokësore poshtë tempujve, shkruan The Mirror.
Por akuzat kryesore sipas vendasve janë ato të abuzimeve seksuale dhe trafikut njerëzor me të ftuarit e famshëm të financierit pedofil. Te tjera denoncime priten ne ditët ne vijim.