Producentja Sara Hoxha, e ftuar në “Më lër të flas” tregoi detaje ekskluzive nga spektakli që ka thyer rekorde “Big Brother VIP 3”.
Numri i personazheve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri që pritet të ndezë dritat më 13 janar do të jetë dyfishi i edicionit të kaluar. Sara Hoxha theksoi se ka një investim kolosal në të gjitha elementet e programit që ka bërë për vete shqiptarët, që nga kamerat e deri tek teknologjia.
“Ndonjë detaj, për të mos zbuluar shumë. Kët vit do jenë dyfishi i personazheve që janë futur ne Shtëpinë e Big Brother VIP vjet. Shtëpia është komplet e re. Top Channel ka bërë një investim kolosal në të gjitha elementet, kamerat, teknologjia, gjithçka. Pishina është me ngrohje këtë vit, të lahen në shi dhe në dëborë. Këtë vit janë përsonazhe shumë të mirë, mbase disa i njeh dhe ti, mbase nuk i njeh”, tha Sara Hoxha.
“Besoj se dhe unë mund të njoh ndonjë nga ata, por na mbetet më 13 janar, show-n e padiskutuar BBV3. Na mbetet për ta parë më 13 janar”, u shpreh Donaldi.