Yjet e futbollit botëror po shuhen çdo ditë, i fundit ishte pikërisht Franz Beckenbauer. Madhështia e tij ishte aq e madhe sa bëri bashkë të gjithë botën e futbollit në këto ditë zie. Jo vetëm ish lojtar, bashkudhëtar të tij ndër vite, FIFA, UEFA, klube, të gjithë, edhe mediat më të mëdha botërore i kushtuan faqen e parë këtë të martë Kaizerit gjerman:

“Futbolli i tij Libero, lamtumirë Beckenbauer, mbrojtësi më i madh i të gjithë kohërave”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë. “Kaizeri i fundit, futbolli vajton për Franz Beckenbauer”, shkruan Corriere dello Sport.

“Kaizer Franz” ishte titulli kryesor i L’Equipe. Një titull shumë i ndjerë ishte ai i Daily Mail, cila kishte përzgjedhur si foto të parë Boby Charlton së bashku me Franz Beckenbauer:

“Shihemi vërdallë në parajsë”, shkruan e përditshmja angleze. Ndarja ka jeta e legjendës gjermane u përcoll me hidhërim edhe në të përditshmet spanjolle: “Lamtumirë Kaizer”, shkruan Mundo Deportivo.

“Miti i fundit”, ishte titulli kryesor i përzgjedhur nga Sport. Sigurisht në Gjermani, të gjithë mediat vajtojnë për Kaizerin e tyre.