Franz Beckenbauer u nda dje nga jeta në moshën 78-vjeçare. “Der Kaiser” ishte një nga futbollistët më të mirë që kanë luajtur në mbrojtje, teksa me Gjermaninë dhe Bayernin e Munihut ka fituar 20 trofe, përfshirë edhe 2 herë Topin e Artë në vitet 1972 dhe 1976.
Franz Beckenbauer ka qenë edhe në Shqipëri gjatë viteve 1971 dhe 1981, kjo për eliminatoret e Kupës së Botës dhe Europianit. Në një foto, Franz Beckenbauer duket në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” si edhe në aeroportin e Rinasit.
Gjithashtu Franz Beckenbauer ka një pamje me Panajot Panon, kapitenin e Kombëtares së asaj kohe. Mbrojtësi gjerman shprehej pas ndeshjes se Pano ishte një ndër sulmuesit më të fortë me të cilin ishte përballur dhe pas duelit i dhuroi shqiptarit këpucët e tij të lojës. Gjermania Perëndimore fitoi 0-1.