Kina është në krye të garës globale të hidrogjenit, duke pasur rrjetin më të madh të pikave të furnizimit me karburant hidrogjeni në botë. Me qëllimet e veta ambicioze të energjisë së pastër dhe me investime të ndjeshme, Kina po hap rrugën për një të ardhme me lëndë djegëse me lëshim zero shkruan CMG.
Sipas zëvendëskryetarit të Shoqatës Kineze të Energjisë së Ripërtëritshme Jiang Lijun, Kina ka ndërtuar mbi 400 pika furnizimi me karburant hidrogjeni, duke u renditur e para në botë, dhe 280 prej tyre kanë nisur funksionimin.
Aleanca Kineze e Hidrogjenit (CHA) vlerëson se, deri më 2025, vlera e prodhimit e industrisë kineze të energjisë së hidrogjenit do të arrijë në 1 trilion juanë (rreth 14 miliardë dollarë). Energjia e hidrogjenit do të përbëjë më shumë se 10 për qind të konsumit të drejtpërdrejtë të energjisë në Kinë dhe vlera vjetore e prodhimit të zinxhirit industrial do të arrijë 12 trilionë juanë.
Vëllimi i tregut të energjisë së hidrogjenit të Kinës do të arrijë në 43 milionë tonë deri më 2030, me pjesën e hidrogjenit të gjelbër që do të rritet nga 1 për qind e energjisë më 2019 në 10 për qind, dhe shkalla e tregut do të zmadhohet gati 30 herë, tha CHA.
Hidrogjen i gjelbër quhet hidrogjeni prej elektricitetit të prodhuar nga burime energjie të gjelbra dhe të përtëritshme, si energjia e erës dhe e diellit.