Gjashtë aksidente janë shënuar në ditën e parë të Vitit të Ri në rrugët e vendit, ndërsa raportohet për dhjetë të lënduar, por pa pasoja të rënda.
Gjatë mëngjesit në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Udënisht, 3 mjete u përplasën me njëri-tjetri. Për pasojë morën lëndime 6 persona të cilët morën trajtim në spital, dhe nuk kanë probleme serioze.
Po në aksin Pogradec -Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Buqezë u aksidentuna du automjete të tjera.
Edhe në vendin e quajtur Kryqëzimi i Gjadrit në aksin Lezhë-Shkodër 2 automjete u përfshinë në aksident, ku si pasojë mbetën të lënduara dy gra, që u trajtuan në spitalin rajonal.
Po në Lezhë, në kryqëzimin e Urës së Cenit një tjetër aksident u shënua gjatë pasdites, ku dy automjete u përplasën kokë me kokë. Një prej drejtuesve të mjeteve ka marrë lëndime dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në spital.
Nga aksidenti u bllokua për disa minuta qarkullimi rrugor. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.
Edhe në Tiranë, në orët e mbrëmjes një aksident u shënuan në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit. Një automjet tip Benz u përplas me një tjetër makinë dhe përfundoi në trotuar duke shkulur edhe pemën. Nga aksidenti nuk pati të lënduar, ndërsa po hetohet zbardhjen e rrethanave.
Aksidenti i gjashtë për ditën e parë të vitit 2024 ndodhi në aksin rrugor “Orikum-Vlorë”, ku një 22-vjeçar dyshohet se humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe automjeti doli nga rruga. Për pasojë u dëmtua pasagjeri 20 vjeçar që udhëtonte i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës. Faji për shumicën e aksidenteve paraprakisht është raportuar se është i shoferëve.
“Sot rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Orikum-Vlorë”, shtetasi T. Z., 22 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi A. M., 20 vjeç, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës”, njofton policia.