Nga Agron Gjekmarkaj

Nuk ishte vetem një kohë e terrorit qe edhe kohë e letersisë. Shkrimtari mbreteronte perballë tiranit.

Në murin pas të cilit ishin mbyllur burra e gra shqiptare mijera faqe nga letersia e Ismail Kadaresë gdhendeshin. Ato lexoheshin nw dy anet njesoj. Para atij muri ai luante vallen si instikt bazik i njeriut që therret liri. Nuk ishte një valle makabre. I levizte këmbet pafajesia. Ishte pafajësia e një buzeqeshjeje të pergjakur. Nese do i kerkonim ndihmë Kunderes sivellaut më në lindje mbase këtë do na thoshte.

Jeta, mbijetesa, ndergjegjia e lidhjes që nuk ndryshket kurrë mes se mires dhe se keqes, të qenit i huaj në token tënde por edhe pergjegjes madhor per fatin e saj nga një ngjizje misterioze i bëjnë tekstet e Kadaresë veshtruese të një momentumi” pa të shkuar po kaq pa të ardhme sikur ato rrinë në të pameshirshmin shtrat të Prokrustit.

Paradoksalisht, ose si deshmi e e nje spirace ngulur në rrenjet e tokes si dhembet e Kadmosit në kujtesen mitologjike të lexuara sot ose neser ato paraqiten tw të domosdoshme, duke ndikuar mbi axhenden kulturore dhe mendimin e çdo kujt duke humbur disa permasa per te fituar te tjera tek universalja. Gjithmonë është sot. E djeshmja ka ikur e ardhmja ënde ska trokitur. Aktualja si e transformua me teknologji artificiale nuk mplaket kurre aty. E ndjek njeriun personazh , shiptarar , francez polak, rus, kinez, amerikan qoftë apo personazhin që rikthehet tek njeriu ore e çast pertej krahines, moteve, kombeve , gjeografisë, sistemeve dhe gjuhes.

Një kulturë (ajo shqiptare) nuk rritet duke u asimiluar brenda kulturave më të forta , por nese ajo dialogon me ato , kurioze per të mesuar. Kadare e shkaktoi këtë kuriozitet , më saktë e imponoi, edhe pertej deshires së të tjerve , sapo e kudo si gjithë gjerat e forta natyrore që nuk marrin leje po shnderrohen në fenomene . Brenda historinë gjenerues i saj, me letersinë dhe bëres i saj, tek Europa si bir i vet që i perkufizon identitetin me “ulerimen civile” të Mun në fytyren noprane e nazike, shqiptar i vjeter sa të gjithë shekujt bashkë, bashkëbisesues i Pirros dhe Teutes, Skenderbeut , Naimit e Fishtes, At Zef Pllumit, i prindervë tanë i yni dhe femijeve tanë, në pritje të atyre që do vinë i pa moshë për ata që do kalojnë mbi këtë tokë e nën këtë qiell, Ismail Kadare “në veçantësinë që paraqet Europa qendrore e ajo lindore ( shkruante dikur Itsvan Bido) perkatesia gjuhesore shnderrohet në faktor politik e historik, e mbi të gjitha një faktor që u paraprin percatimeve territoriale në kufijt ekzistues, e në disa raste formimin e kombeve te reja”.

Një prej rendesive që kjo enciklopedia kadareane ka per shqiptaret mund te gjindet edhe në keto fraza ku gjuha kultura dhe ekzitenca plotesoj ë njëra tjetren . Gjeniu shfaqet gjithnjë e më i heshtur pasi i ka kryer të gjitha!

Le të bëjmë detyren tonë, tę perpiqemi ta kuptojme atë.