Armando Broja është një nga emrat më të përfolur në ditët e fundit të merkatos europiane, teksa për sulmuesin e Chelseas dhe kombëtares shqiptare përflitet një sërë skuadrash ku mund të vazhdojë karrierën. Sëfundmi mediat në Spanjë dhe më konkretisht ‘fichajes’ ka shkruar se Milan do këmbëngulë për të transferuar 22-vjeçarin.

‘Djalli’ e ka kërkuar edhe gjatë verës Brojën, ndërsa tani duket se janë pjekur kushtet. Nga ana tjetër Chelsea nuk është më i palëkundur në këtë drejtim. Vetë trajneri Pochetino ka lënë të kuptohet se ka gjasa që sulmuesi të lëvizë në merkaton e janarit. Mirëpo për Milanin do jetë e vështirë, pasi Chelsea kërkon minimalisht 30 milionë euro për shqiptarin.